Pacolli akuza ndaj “Babës”: Ndoshta Enver Hasani ka marrë para për vendimin tim

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Hasani ndoshta mund t’iu ketë marrë para për të marrë një vendim ndaj Pacollit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Shpresoj që me perfundimin e procesit hetimor ndaj kryeprokurorit Lumezi, doli në pah e vërteta rreth manisë së ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për tē ndërtuar situata të pavërteta, kauza false dhe gënjeshtra.

Edhe në rastin tim ai pati deklaruar që gjoja njerëzit e mi i janë ofruar me para për të vendosur rastin ndryshe. Rasti sikur ky i Lumezit, më bën të dyshoj se mund të jetë e kundërta, ndoshta ish kryetari i Gjykatës, ka marrë para për të marrë një vendim të tillë skandaloz në rastin tim si president i Kosovës(të cilin gjykatësit e huaj në Gjykatën Kushtetuese e cilësuan si skandaloz dhe absurd). Ende, ka shumëqka duhet të zbulohet rreth këtij far …/Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme