Pacolli alarmon për cilësinë e ushqimit që importohet në Kosovë

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij, në lidhje me siç ka thënë, informatat e besueshme, se cilësia e produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë janë jashtë çdo norme të kualitetit.

E ka cilësuar madje si alarmante.

“Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar nga informatat e besueshme se cilësia e produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë është jashtë çdo norme të kualitetit. Madje flitet se të gjitha mallrat ushqimore që destinohen për t’u shitur në Kosovë, prodhohen nga linja të veçanta jashtë secilit standard”, ka thënë Pacolli në një postim të tij në Facebook.

“Politikanët tanë (shumica prej tyre) para se të bëjnë garë se kush do të bëhet kryeministër, do të ishte e udhës që të hartojnë plane për stimulimin e prodhimit të ushqimit dhe produkteve tjera brenda Kosovës dhe te merren me krijimin e kushteve që mallrat ushqimore që importohen t’i nënshtrohen kontrollimeve rigoroze”, ka thënë më tej ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme