Limaj: Shpresoj që pas lirimit të Lushtakut të lirohen edhe bashkëluftëtarët tanë tjerë

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka përshëndetur lirimin e ish-gjeneralit të UÇK-së, kryetarit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtakut.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se në historinë e Kosovës, lufta çlirimtare e UÇK-së është faqja më e ndritur e saj. Kjo luftë e pastër dhe patriotike e jona, sipas tij, u shënua me gjak dhe sakrifica të panumërta të popullit tonë.

“Bijtë dhe bijat më të vyer të popullit shqiptar të Kosovës dhanë lulen e rinisë për lirinë e pavarësinë e vendit. Ndërkohë figura të shquara të kësaj epopeje luftarako-patriotike, mbas lufte po përballën me akuza të pavërteta, një ndër ta është edhe Gjenerali, Sami Lushtaku, që po mbahej prej kohe në paraburgim me akuza të rrejshme. Lirimi i tij sot është një lajm shumë i mirë, dhe shpresojmë që drejtësia t’i japë fund sa më parë edhe procesit të bashkëluftëtarëve tanë të tjerë, që ende pa drejtësisht po ju merret liria”, përfundoi Limaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme