Presidenti Pacolli mori pjesë në Ratkoc, vendlindjen e kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti, në tubimin hapës të fushatës.
Duke marre fjalën Presidenti i AKR-sw, Behgjet Pacolli, tha se atë që e do vendlindja, e do edhe Kosova, njofton kumtesa.
“Hotin e don vendlindja. Pra e don Kosova. Unë do ta ndihmoj atë me gjithë potencialin tim, që qeveria që ai do të udhëheqë, të jetë qeveria më e suksesshme e Kosovës. Ai është zgjidhja më e mirë. E drejta vonon, por nuk harron. E drejta është me ne ketë herë”, ka thënë Presidenti Pacolli, në ketë tubim.