Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shfrytëzuar fjalën e tij në hapjen e fushatës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Podujevë për të thumbuar koalicionin tjetër PDK-AAK-NISMA.
Ai u ka treguar qytetarëve një anekdotë të cilët tha se ia ka treguar një i moshuar e që bënte fjalë për një të moshuar grua që i premtonte burrit iftar të bollshëm por që nuk ia siguroi atë.
Kujtojmë se fushata zgjedhore e partive politike ka filluar qysh nga mesnata. Partitë kanë kohë vetëm dhjetë ditë që të shpalosin programet e tyre politike para qytetarëve.
Më 11 qershor vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.