Pacolli gjen zëvendësuesin e Kusari–Lilës në Gjakovë

Në kuadër të konsolidimit të degëve dhe organizmit të brendshëm të partisë, Aleanca Kosova e Re sot në prani të 280 delegatëve dhe qindra mysafirëve të tjerë, ka mbajtur edhe Kuvendin Zgjedhor të degës së partisë në qytetin e Gjakovës.

Sipas një njoftimi të kësaj partie thuhet se në garën për kryetar të AKR-së në Gjakovë, Luan Shllaku ka marrë përkrahjen vendimtare të delegatëve duke u zgjedhur Kryetar i kësaj dege.

Kryetari ri i AKR-së në Gjakovë ka thënë se në krye me Behgjet Pacollin AKR-ja do të vazhdojë të jetë forcë e pandalshme, duke shtuar se Gjakova është vatër e AKR-së dhe se suksesi i saj nuk mund të minimizohet nga askush.

Në Kuvend i pranishëm ishte edhe Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli, i cili theksoi se Gjakova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen maksimale nga Aleanca Kosova e Re.

Më pas Kuvendi ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse si dhe Kryesinë e degës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme