Janë shpërfaqur haptazi plasaritjet e para të koalicionit qeveritar midis PAN-it dhe AKR’së e cila ia mundësoi themelimin e qeverisë, Ramush Haradinajt.
Deklarata e fundit e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli se Kosova nuk duhet ta kundërshtojë SHBA-në për taksën është edhe paralajmuërues i qëndrimeve të kunderta brenda Qeverisë së Kosovës.
Pacolli ka dalur haptazi kundër shefit të tij, Ramush Haradinaj i cili ka ripërsëritur qëndrimin se nuk do ta pezullojë taksën kundër prodhimeve që vijnë nga Serbia derisa mos të ketë garancë se Serbia do ta njeh pavarësinë e Kosovës.
Gjatë ditës kanë qarkulluar edhe lajme se AKR pritet të zëvendësohet me PSD’në e Shpend Ahmetit, mirëpo, aktive është treguar edhe LDK e cila ka shprehur interesimin e saj për të ardhmen e dialogut.
Aktualisht, AKR e Behgjet Pacollit ka vetëm dy deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheq me tre ministri. Kundërshtimet e shfaqura kanë lënë mundësinë që së shpejti pritet të ndodh një riformatim i Qeverisë Haradinaj, me partnerë të rinj në kolacion./KosovaPost