Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka reaguar përsëri qeverisë Kurti dhe ministrisë së Shëndetësisë lidhur me insistimin e këtyre të fundit që në rast ardhjeje në Kosovë, ai të futet në karantinë.
Në një postim në Twitter, Pacolli ka hedhur paralele mes hyrjes së mjekëve serbë në Kosovë, të cilët nuk iu nënshtruan karantinimit, si dhe insistimit që qeveria Kurti po bën për të, që në rast të ardhjen në Kosovë të hyjë në izolim.
“Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor nga Serbia të hyjë në Kosovë pa shkuar në karantinë. A vlejnë të njëjtat rregulla për të gjithë apo jo”, ka shkruar Pacolli.
Sipas Pacollit, qeveria e Kurtit është një qeveri turpi për shtetin e Kosovës, me lojërat politike që po bën ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
“Qeveria është një turp për shtetin me lojërat politika që po bën kundër atyre që mendojnë ndryshe tyre”, ka shkruar Pacolli në fund.