Pacolli ndërton dy fabrika në Drenas

Sot në fshatin Krajkovë të komunës së Drenasit, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga Kryetari i AKR-së në Drenas z.Elmi Thaçi, ka vënë gurthemelin e dy fabrikave që do të ndërtohen në këtë lokacion.  

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, i cili ka investuar në ndërtimin e tyre, ka thënë se fabrika për përpunimin e kërpudhave si dhe pika për grumbullimin dhe paketimin e frutave të malit, do të funksionalizohen brenda gjashtë muajsh, ndërsa në to do të punësohen rreth 320 qytetarë.  

Lideri i AKR-së, në prani të qytetarëve foli për situatën aktuale ekonomike në vend. Ai tha se Kosovën tashmë e ka kapluar varfëria, papunësia dhe korrupsioni.  “Ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë me dinjitet, gjithmonë duke i respektuar qytetarët.  Ndërtimi i këtyre dy fabrikave është vetëm një nga shumë projekte të tjera të cilat ne i kemi planifikuar dhe do t’i realizojmë shumë shpejtë”, ka thënë Pacolli. 

Ndërsa kryetari i degës së AKR-së në Drenas, z.Elmi Thaçi, duke e falënderuar Presidentin Pacolli për këto investime, tha se AKR-ja do të punojnë pa presione e shantazhe për të mirën e të gjithëve për një jetë me të mirë. 

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe zyrtarë tjerë të AKR-së si dhe qytetarë të shumtë të cilët kishin ardhur për t’i përshëndetur këto projekte që do të ngrisin nivelin e mirëqenies së qytetarëve të cilët do të punësohen në këto fabrika. (INA)

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme