Pacolli: Në vitin 2020 do të bëhemi anëtarë të Këshillit Evropian

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij në Strasburg, është pritur në një takim edhe nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland.

Me këtë rast, Pacolli e ka njoftuar Jaglandin mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe ka prezantuar synimin për vazhdimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë dhe vlerësuar si të interesit të veçantë edhe atë të anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës, bën të ditur një komunikatë nga MPJ.

“Gjatë vizitës time në Strasburg kisha një takim përmbajtjesor edhe me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, me të cilin bashkëbiseduam për çështje të interesit të përbashkët dhe paralelisht me këtë e njoftova për qëllimin tonë, që të anëtarësohemi në këtë Organizatë të rëndësishme për të Drejtat e Njeriut dhe për hapat, që ne si Kosovë dhe Ministri e Jashtme i kemi ndërmarrë për të arritur këtë qëllim. E kam thënë edhe në deklarimet e mia të mëhershme se duke marrë parasysh procedurat respektive, ne presim, që të bëhemi anëtari i 48-të i kësaj Organizate deri në vitin 2020”, ka thënë Pacolli.

Në kuadër të vizitës në Strasburg, Pacolli kishte takuar edhe Ambasadorët e Përfaqësive të Përhershme nga shtetet mike dhe partnere të Kosovës, ku kishte siguruar mbështetjen për këtë qëllim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme