E mërkurë, 16 Nentor 2016 – Sakte.net /
Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Behgjet Pacolli gjatë konferencës për medie ka thënë se njerëzit që udhëheqin vendin nuk kanë ide për pushtet.
Sipas Pacollit, nëse partia e tij do të vinte në pushtet, kosovarët do mund të lëviznin të lirë në Evropë.
“Nuk është vetëm demarkacioni problem, por edhe shumë probleme tjera, AKR-ja do t’i zgjidhte këto probleme”, ka deklaruar Pacolli.
“Unë do të bëj koalicion me njerëz të denjë që e duan Kosovën, ata njerëz janë të shumë”, ka thënë ai.
Ndryshe, Pacolli gjatë fjalës së tij është shprehur shumë i hidhëruar me kryeministrin Mustafa, sepse ky i fundit nuk është përgjigjur në letrat që Pacolli i ka dërguar.
“Unë jam shumë i hidhëruar në kryeministrin, i kam dërguar disa letra që të na lëshon disa fabrika që mbahen bosh në mënyrë që ne të krijojmë marrëdhënie ekonomike me investitorët që vinë në Kosovë”, ka potencuar Pacolli.
Ai gjatë konferencës ka thënë se do të insistojë që të ketë rritje ekonomike, sepse vetëm atëherë sipas tij do të ketë perspektivë për të rinjtë në vend. /Zëri/