Pacolli pranon letrat e urimit nga Trump dhe Tillerson

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të rregullt pune të Ngarkuarën e Përkohshme me Punë njëherësh Zëvendës-shefen e Misionit Diplomatik amerikan në Kosovë, Collen Hyland, e cila i ka dorëzuar letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump dhe homologu i tij, Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson.

Sipas komunikatës nga MPJ, në kuadër të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli dhe diplomatja amerikane, Hyland kanë diskutuar mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë dhe janë konsultuar mbi nevojën e bashkërendimit dhe koordinimit të hapave dhe veprimeve të përbashkëta për periudhën në vijim, me theks të veçantë në çështjet, që ndërlidhen me politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

“Ishte kënaqësi e veçantë, që të pranojë letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson. Mbështetja e palëkundur dhe e fuqishme amerikane ndaj shtetit të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovën, si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm, nëpërmjet integrimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Kosova lindi, u zhvillua dhe integrua në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve falë mbështetjes së fuqishme dhe konsistente nga aleatët dhe partnerët e saj strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne, kemi ditur të zgjedhim orientimin tonë strategjik në kohët më të vështira dhe këtë rrugë do ta ndjekim edhe në të ardhmen. ”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme