Behgjet Pacolli tashmë është edhe zyrtarisht Ministër i Jashtëm i Kosovës. Atij këtë post ia dorëzoi ministri i deritanishëm Emanuel Demaj.
Ministri i ri i MPJ-së, Pacolli tha se shpreson që secili në këtë ministri do të punoj me atë ashtu siç duhet për t’i quar proceset përpara.
“Nëse ka diçka që nuk e dimë e mësojmë, nëse ka diçka të vështirë e sfidojmë, sinqeriteti besimi dhe vlerat tek njerëzit janë shumë me rëndësi. Shpresoj shumë se secili që punon bashkë me mu, ai do të jetë në gjendje që në fund të ditës të llogarit se ku e ka shpenzuar kohën. Ne do të kultivojmë kualitet. Nuk do t’ju zhgënjej as ju si paraardhës as bashkëpunëtorët”, tha Pacolli.