Pacolli zotohet për hapjen e misioneve të përbashkëta diplomatike

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behjget Pacolli ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit në Shqipëri, duke e takuar fillimisht homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati. Në një konferencë të përbashkët për media, Pacolli, veç rikonfirmimit të bashkëpunimit të fuqishëm në mes të dyja vendeve dhe bashkërendimit të të gjitha aktiviteteve në politikën e jashtme është zotuar për vazhdimin e hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. “Ne sot biseduam gjithashtu që sa më shpejtë të vazhdojmë me traditën e hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike në mënyrë që të rrisim efikasitetin, përgjegjësinë dhe të ulim shpenzimet”, ka thënë Pacolli. Ndërsa, ministri Bushati ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të diplomacisë së shtetit shqiptar ndaj të gjitha proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova. Ai ka përmendur edhe angazhimin e mëhershëm të Pacollit, sidomos në rastin e përpjekjeve diplomatike për anëtarësim në UNESCO, duke nënvizuar se ka bërë shpeshherë më shumë se diplomacitë e Tiranës dhe Prishtinës. Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në cilësinë e zëvendës-kryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm ai pritet të takohet edhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme