Padi ndaj 21 zyrtarëve të Maqedonisë

Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka zyrtarizuar dy paditë e para ndaj 21 zyrtarëve të lartë për shpërdorim detyre.

Padia e parë përfshinë 7 persona dhe ka të bëjë me akuzën e asgjësimit të dokumenteve nga sistemet e përgjimit në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit.

Ndërsa padia e dytë ndaj 14 personave lidhur me porosinë për dhunë ndaj kryetarit të komunës Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski gjatë një mbledhjeje të këshillit komunal.

Dy paditë do të dorëzohen në Gjykatën penale me procedurë të përshpejtuar. Nga Prokuroria Speciale nuk publikuan emrat e zyrtarëve të akuzuar për këto vepra.

Akuzat janë bazuar nga dëshmitë që kanë dalë nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve dhe në bazë të bisedave të publikuara dhunën ndaj kryetarit të komunës e kishin porositur, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski.

Zyrtarizimi i padive të para ndodhë në një vjetorin e themelimit të Prokurorisë Speciale./REL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme