Padi penale ndaj ish-kryetarit të Strumicës dhe pesë personave të tjerë

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër ish kryetarit të Strumicës, Kostadin Kostadinov mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare gjatë prokurimeve publike. Bashkë me të kallëzohen edhe ish drejtori i transportit publik në Strumicë dhe përgjegjësi për rregullimin e çështjeve teknike gjatë tenderimit të autobusëve elektrik. Sipas kallëzimit penal, ish kreu i Strumicë dhe 5 persona të tjerë kanë dëmtuar buxhetin për 430 milion denarë. Personi i angazhuar për përgatitjen teknike të tenderit nuk ka pasur licencën adekuate, ndërsa anëtarët e komisionit edhe pse e kanë ditur një informacion të tillë, kanë marrë pjesë në komision për tenderimin e tyre. Në kallëzim janë përfshirë edhe veprat për shpërdorim i detyrës zyrtare si dhe puna e pandërgjegjshme. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme