Punëtorët nuk janë të kënaqur me pagat e tyre, pa marrë parasysh se ka rritje të pagave mesatare, thotë Sllobodan Trendafilov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Siç tha ai, paga minimale nuk mjafton për të mbushur shportën e konsumit.
– Advertisements –
“Paga mesatare arrin të mbulojë vetëm rreth 75% të shportës sindikaliste. Nëse e dimë se 15.194 denarë është paga minimale në vend dhe dy paga minimale nuk mjaftojnë për të mbuluar këtë shportë minimale sindikale, atëherë mund të kuptoni se sa të kënaqur janë punëtorët me pagat e tyre”, tha Trendafilov.