Pagat më të larta në Kosovë, zyrtari që merr 5 mijë euro pagë

Në Kosovë nuk janë krerët e shtetit ndër zyrtarët më të paguar në vend. Pagën më të lartë se të Kryeministrit, Presidentit e kryetarit të Kuvendit e kanë disa zyrtarë të ndërmarrjeve publike. Disa nga ta pagën e kanë deri në 5 mijë euro.  Kurse, shefi i qeverisë aktualisht pagën e ka 1 mijë e 443 euro.

Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli mbetet zyrtari më i paguari në vend.

Ai vazhdon të marrë pagën mujore 15 herë më të lartë se paga mesatare në vend. Zalli pagë mujore merr 5 mijë e 213 euro ose 62 mijë e 567 euro në vit.

Pas Zallit, pagën më të lartë e ka Agron Mustafa, kryeshef ekzekutiv në Telekomin e Kosovës, i cili merr pagë mujore 4 mijë e 451 euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) merr pagë mujore 4 mijë e 301 euro ose 51 mijë euro pagë vjetore.

Pas guvernatorit prin drejtori i menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) i cili fiton 3 mijë e 979 euro në muaj ose pagë vjetore 47 mijë e 749 euro.

Keq nuk qëndron as Sejdi Hoxha, kryeshef i Postës së Kosovës, i cili merr pagë mujore 3 mijë euro, shkruan Gazeta Monitor.

Kurse drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Arben Gjukaj ka pagë mujore 2 mijë e 413 euro.

Ndërkaq, krerët e shtetit të Kosovës kanë pagat më të ulëta krahasuar me udhëheqësit e këtyre agjencive dhe ndërmarrjeve.

Presidennti i Kosovës, Hashim Thaci,  merr pagën mujore 2 mijë e 800 euro, kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli 2 mijë e 724 euro.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, aktualisht pagën e ka 1 mijë e 443 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme