“Pagat”, paqartësi rreth dialogut mes Sindikatës së Arsimit dhe Qeverisë

 

 Sindikata e Arsimit sot do duhet të vendos nëse mësimdhënësit do të kthehen në mësim ose do të vazhdohet më grevën e përgjithshme. SASHK në mbledhjen e Këshillit po diskuton për qëndrimin përfundimtar nëse do të pranohet oferta e Qeverisë ose jo. Alsat mëson se Qeveria ka ofruar rritje prej 10% të pagës me qëllim ndërprerjen e grevës. Megjithatë Sindikata ka vendosur që të prononcohet për mediat deri pasdite. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov në një mesazh për gazetarët theksoi se nuk ketë asgjë deri në orën 17.00.

“Pasdite, rreth orës 17.00 do të keni kumtesë për opinionin, pas seancës së këshillit të SASHK-ut”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASH-ut.

Derisa sindikatat vazhdojnë konsultimet, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të kthehen në shkolla.

“Interesi më i mirë i fëmijëve duhet të jetë në rend të parë, sepse e drejta për arsimim e çdo fëmije është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. U bëj thirrje arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme që të vazhdojnë mësimin, nxënësit të kthehen në shkolla, ku e kanë vendin. Qeveria dhe përfaqësuesit e SASHK-ut janë marrë vesh që në fundjavë të përcaktojnë përqindjen e rritjes së pagave që do të planifikohet dhe potencialisht do të realizohet me rishikimin e buxhetit”, tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Mësimdhënësit nisën grevën të hënën e kaluar me kërkesën për rritje të menjëhershme të pagës prej 18.4 për qind në përputhje me rritjen e pagës minimale prej 18 000 denarëve./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme