Pagë 11 mijë euro dhe 5 vetura luksoze – kjo është pasuria marramendëse e Selim Pacollit

Pesë vetura, aksione në mbi 11 kompani biznesore dhe mbi 50 mijë euro para të gatshme i ka deklaruar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, në paraqitjen e pasurisë së tij tek Kundër Korrupsioni.

Në deklarimin e pasurisë për Agjencinë Kundër Korrupsion, Selimi ka deklaruar se ka në pronësi të veten pesë vetura, ndërkaq ka deklaruar edhe një veturë tjetër në emër të fëmijëve.

Të gjitha veturat e nënkryetarit të Prishtinës kanë vlerë më të madhe se 10 mijë euro. Njëra prej tyre është vlerësuar me çmim 110 mijë euro. Bëhet fjalë për një nga veturat më të kërkuara në botë, Mercedes S 350, e cila prodhohet nga fabrika e njohur gjermane e veturave, Benz.

Ai posedon edhe një veturë të markës Audi, e të tipit S8, e cila vlerësohet rreth 43 mijë euro, raporton Insajderi.

Pacolli, krahas politikës është aktiv edhe në biznes. Ai është aksionar në 11 kompani të ndryshme biznesore. Vëllai i biznesmenit dhe kryediplomatit kosovar, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se 18 për qind e aksioneve të tij në “Bankën Ekonomike” vlejnë mbi 4 milionë euro.

Po ashtu, ai ka deklaruar se mban rreth 45 mijë euro para të gatshme në një institucion bankar në Zvicër.

E përveç punës si nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ku nga të hyrat vjetore përfiton pagë prej 829 eurove në muaj, Pacolli ka të hyra prej 11 mijë eurove në muaj nga një kompani në Zvicër – për të cilën thotë se punon.

Pacolli përfiton saktësisht 11,000 euro në muaj nga firma me bazë në Lugano të Zvicrës, “Mabco Constructions S.A”, në të cilën ai nuk figuron të jetë aksionar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme