Pak ditë më parë u paraqit në SPAK, deputeti Asllan Dogjani nën hetim për fshehje pasurie

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.


Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se SPAK ka kërkuar informacion në disa institucione.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më 3 korrik 2024, Dogjani është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë e gjysmë.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme