Pal Lekaj: Të lutem Mimoza, mos i le fëmijët e fshatrave pa shkollë!

Nxënësit e shkollave në zonat më të thella në Gjakovë ka mundësi që mos të kenë mundësi ta vazhdojnë shkollimin për një periudhën. Kjo për shkak të vendimit të kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, e cila ua ka ndalur transportin që ata e kishin të siguruar më parë. Këtë vendim Kusari – Lila e ka justifikuar me mungesë të buxhetit, pavarësisht se ligjërisht obligohet të sigurojë transport për nxënës të cilët shkollën e kanë më larg se 4 km. E, në Gjakovë ka fëmijë të cilët bëjnë edhe nga 13 km rrugë për të vajtur dhe për tu kthyer nga shkolla.

Prindër të shumtë kanë kontaktuar portalin Sakte.net për të shprehur revoltën ndaj vendimit të kryetares Kusari – Lila. Ata janë shprehur se me ftohjen me motit, rrugën e rrezikshme, rrezikun nga qentë endacakë, distanca e largët, pesha e rëndë e çantave të fëmijëve, do t’ua pamundësojnë dërgimin e fëmijëve në shkollë. Në shenjë revolte ata kanë paralajmëruar edhe mundësinë e bojkotimit të procesit mësimor dhe për këtë e mbajnë përgjegjëse kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lilën.

I ftuar në intervistën “Saktë”, ish kryetari i Komunës së Gjakovës, shefi i grupit parlamentar të AAK – së Pal Lekaj ka thënë se është në dijeni për një vendim të tillë.

“Nuk e di se pse kryetarja e ka ndërprerë këtë projekt. E kemi ngritur këtë çështje disa herë në këshillin komunal si opozitë dhe sërish do ta ngrisim. Bartja e këtyre nxënësve është obligim ligjor. Cdo distancë më shumë se 4.5 km duhet të bëhet bartja e nxënësve, mirëpo ajo e ka ndërprerë në tërësi. E ka ndërprerë edhe bursen. Më së miri është që presioni të vjen nga prindërit, por edhe nga AAK në Gjakovë. Këtë çështje e kemi ngritur disa herë por nuk kemi gjetur mirëkuptim nga kryetarja e Komunës. I lutem që të sigurojë transportin për këta nxënës që obligohet edhe me ligjin e arsimit”, ka thënë Lekaj, i cili ka shtuar se menjëherë në seancën e radhës asambleistët e AAK’së do ta ngrisin këtë çështje në asamblenë komunale dhe do të bëjnë presion tek kryetarja Kusari  Lila që ta sigurojë transportin për këta nxënës.

Intervista e plotë me udhëheqësin e grupit parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj do të transmetohet sonte, në ora 22:00, në portalin Sakte.net dhe televizionin First Channel./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme