Pal Trashaj piu fostoksinë në dyer të SPAK, Altin Dumani: Shpreh keqardhjen, por hetimi s’ishte kompetencë e jona

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka reaguar mbi rastin tragjik të Pal Trashaj, i cili konsumoi fostoksinë përpara dyerve të SPAK-ut si pasojë e mashtrimit nga shoqëritë e mikrokredive.


Dumani shprehu keqardhjen e tij për rastin e ndodhur, por gjithashtu vuri në theks se SPAK nuk mundet të hetojë rastet e mashtrimit të qytetarëve.

Kjo ndodh pasi SPAK nuk ka kompetencë për çështje të tilla.

Prokurori gjithashtu tha se i vjen keq që qytetarët përplasen në dyert e SPAK-ut për raste që nuk janë në kompetencë të këtij institucioni.

“Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi vetëm një hetim për një objekt konkret. Nuk bëj komente.

Realisht na vjen keq për qytetarët që përplasen ne dyert tona dhe për ata persona që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi para dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarë, ligji na e ka përcaktuar qartë”, tha Altin Dumani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme