Pas shëmbjes së ndërtesave palestineze në jug të Jeruzalemit, Abu Mazen deklaroi pezullimin e marrëveshjeve me Izraelin. Ai deklaroi se në këtë mënyrë Izraeli i kishte dhënë fund marrëveshjes së Oslos.
Autoriteti kombëtar palestinez vendosi që të pezullojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Izraelin. Një komitet i posaçëm do të krijohet për të konkretizuar vendimin. Lajmi u konfirmua nga presidenti Abu Mazen gjatë një takimi urgjent të liderishipit palestinez të vendosur pas shëmbjes nga ana e Izraelit të ndërtesave të ndodhura në jug të Jeruzalemit, në zona autonome palestineze. Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve Maan.
Abu Mazen deklaroi se vendi nuk do të përkulet ndaj imponimeve izraelite dhe politikës së faktit të kryer. Dhe në mënyrë të veçantë një gjë e tillë nuk do të ndodhë në Jeruzalem. Më tej ai shtoi se dera për negociata në kërkim të paqes, mbetet e hapur njësoj si në të kaluarën. Dhe pse Palestina është në kërkim të një paqeje të përgjithshme dhe që do të zgjasë në kohë, kjo nuk do të thotë se do t’i dorëzohet pushtimit. “Nuk jemi të gatshëm të bashkëjetojmë me pushtimin dhe as nuk do të pranojmë marrëveshjen e shekullit të hartuar nga administrate Tramo. Palestina dhe Jeruzalemi nuk janë në shitje” shtoi ai. Abu Mazen theksoi se në rajon dhe në botë nuk mund të ketë as paqe, as siguri dhe as qëndrueshmëri deri kur palestinezët të kenë rimarrë të drejtat e tyre. Tashmë i takon asamblesë kombëtare palestineze të vendosë se si do të veprojë më pas Abu Mazen, në radhë të parë për sa i përket marrëdhënieve të komplikuara ekonomike me Izraelin. /ABC news