Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, tha se të premten në Turqi kanë rënë 72 zjarre, prej të cilave 45 janë nën kontroll dhe vazhdon ndërhyrja në 27 lokacione.
Më e keqja është në qytetin bregdetar të Izmirit, ku zjarri ka mbërritur edhe në zonat e banuara.
Yumakli ka deklaruar se zjarri është përhapur në zonat e banuara dhe se 17 shtëpi janë djegur, ndërsa 105 shtëpi dhe 44 kompani është dashur të evakuohen, transmeton Haberturk.
Ministri shtoi se zjarri në Bol ishte i qëllimshëm dhe është përhapur shumë shpejt për shkak të erës.
“Ata që e ndezën këtë zjarr janë aktualisht në paraburgim”, tha Jumakli.
Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani nga zjarret janë lënduar 78 persona.
Për shkak të nxehtësisë së madhe për tre ditët e ardhshme, Turqia po përballet me rrezik të lartë të zjarreve në pyje, njoftuan shërbimet kompetente.