Pamje të rënda të civilëve të vrarë janë publikuar nëpër media, duke u bërë testamenti i terrorit rus në Ukrainë.
Mykhailo Podolyak, këshilltar nga Presidenca ukrainase, i cili është edhe pjesë e ekipit negociator të Ukrainës, i ka rishpërndarë fotografitë të dielën, duke e quajtur këtë “masakër të planifikuar”.
Në këto pamje, shihet një burrë, të cilit i janë lidhur duart nga prapa. Një tjetër shihet se është qëlluar derisa po ngiste biçikletën.
Pamjet e llahtarshme nga qyteti ukrainas Bucha janë fotografuar nga Agjencia e shtypit francez, të shtunën, në ditën kur Ukraina e deklaroi këtë qytet të çliruar prej forcave ruse.