Pamje të rënda: Shqelma e grushte mes 17 vjeçareve në Gjakovë

Për disa çaste, dje në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë është zhvilluar një skenë e ngjashme si në një ring boksi.


Disa vajza, të gjitha nxënëse të një shkolle dhe të së njejtës moshë, janë përfshirë në një rrahje.

E tërë ngjarja është filmuar nga një sinjalizues, e aty nuk kanë munguar as kalimtarët e rastit të cilët kanë ndërhyrë për t’i ndarë vajzat.

Rastin në polici e ka raportuar një nxënëse 17-vjeçare e cila ka deklaruar se nuk është në dijeni se cili është shkaku i sulmit ndaj saj.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Lirije Podrimaj, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës. Ajo ka thënë se policia po punon në identifikimin e vajzave të dyshuara.

“Me datë 27.01.2020 në ora 14:28, në stacionin policor Gjakovë është paraqitur viktima femër, kosovare/ shqiptare e moshës 17 vjeçare, nxënëse e shkollës së mesme e cila ka raportuar se është sulmuar fizikisht përderisa ishte në stacionin e autobusëve. Viktima deklaron se është rrahur nga një grup i vajzave të së njëjtës moshë dhe të së njëjtës shkollë.  Meqenëse viktima nuk ka mundur të identifikoj të dyshuarat, sektori i hetimeve nga stacioni policor Gjakovë në koordinim me prokurorin e shtetit po punojnë për identifikimin dhe shoqërimin e të dyshuarave për në stacionin policor. Viktima deklaron se nuk është në dijeni se cili është shkaku i sulmit ndaj saj”, tha Podrimaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme