PAMJET ME DRON/ “Oqeani” i protestuesve pushton rrugët e Tiranës, marshim dhe kërkesë për dorëheqje Ramës: Ju erdhi fundi! Nesër më shumë


Një ‘oqean’ me njerëz rrugëve të Tiranës.

Kjo ishte pamja që dhuruan mijëra shqiptarë të grumbulluar sot në protestën e dhjetë para kryeministrisë dhe më tej me marshimin tradicional të çdo mbrëmjeje rrugëve kryesore të kryeqytetit, me thirrjen “Ejani këtu, bashkohuni me ne”.

Qytetarët të bashkuar i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama për dorëheqje teksa pushtuan bulevardin dhe më tej parakalimit në institucionet kryesore, si ministritë dhe Parlamenti, që i cilësuan si vende të krimit dhe korrupsionit.

Me këngë e thirrje patriotike ata vijuan xhiron e tyre solidarizuese.

bulevardi plot

Për disa orë me radhë, duke nisur nga ora 18:00 nuk pushuan në kërkesat e thirrjet e tyre:

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka maru”, janë thirrjet e protestuesve. Por edhe “Ju erdhi fundi”, “Gënjeshtrave u erdhi fundi” apo “Nesër më shumë”.

Por kishte edhe thirrje të tjera si: “Opozita jemi ne”, “Revolucion”; “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet”, “Belinda në burg”, “Arresto Belindën”.

bulevardi

Kjo protestë ka bërë bashkë të rinj e të reja, të moshuar, fëmijë kundër qeverisjes së Ramës dhe korrupsionit që ka përfshirë vendin.

Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

marshim9

Rrugët janë të tejmbushura, qytetarët janë ‘lumë’ në kryeqytet,  të bashkuar kërkojnë që kryeministri Edi Rama të largohet.

marshim sot8


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme