Panik në periferi të Tiranës, gruaja humbet kontrollin e makinës, kur mbërrin policia gjendet e vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laknasit.

Një 60-vjeçare me iniciale S.Gj. ka humbur kontrollin e automjetit. Sipas policisë, 60-vjeçarja ka pasur probleme shëndetësore.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje, 60-vjeçarja është gjetur pa shenja jete.

Uniformat blu nuk sqarojnë nëse 60-vjeçarja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti apo për shkak të problemeve të saj shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme