Panovski: Urgjentisht të hiqen certifikatat, nuk ka dallim mes të vaksinuarve dhe pavaksinuarve

Mjeku Nikolla Panovski bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të certifikatave, pasi saktësoi se në epokën e llojit të virusit omicron nuk ka dallim mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve, përcjell Telegrafi maqedoni.

Në një intervistë të dhënë në emisionin “Vo Centar”, ai dha një tjetër fakt që shkon në favor të imunitetit natyror, i cili sipas tij është shumë më i lartë se imuniteti i fituar nga vaksinat.

“Si rregull, ata që janë vaksinuar duhet të jenë më të mbrojtur (se ata që janë vaksinuar). Në vendin tonë së të dhënat e fundit tregojnë se kanë vdekur 13 persona të cilët kishin kaluar coronavirusin. Nga të gjithë ata që kanë kaluar coronavirusin të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit, deri më tani kanë vdekur 13, ndërsa disa prej tyre kanë vdekur 2 vjet më parë. Nga të vaksinuarit që kanë humbur jetën numri është rreth 1.000. Dhe tani dikush thotë, ministri Filipçe, e pastaj e detyrojnë edhe kryeministrin, ekspertët tanë të lartë na kanë thënë se vaksinat janë shumë më të mira se imuniteti natyror”, thotë mikrobiologu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme