Refuzohet oferta e parë e Cityt për Paquetan, braziliani ka një klauzolë largimi.
Lucas Paqueta do të mbetet te West Ham United, përkundër interesimin nga Manchester City.
Në fakt kampioni në fuqi i Anglisë ka bërë një ofertë prej 70 milionë eurove, por kjo ofertë nuk e ka kënaqur West Hamin.
25-vjeçari ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare me fanellën e West Ham duke realizuar pesë gola e duke asistuar në shtatë të tjerë.
‘Çekanët’ nuk do ta pranojnë këtë ofertë, pasi dëshirojnë të fitojnë shumë më shumë nga shitja e tij.
Fabrizio Romano ka njoftuar se mesfushori brazilian ka një klauzolë largimi nga West Ham, por kjo klauzolë do të futet në fuqi vetëm nga vera e vitit 2024.
Në rast se një skuadër dëshiron transferimin e brazilianit, atëherë nga vera e vitit 2024 klauzola e tij e lirimit është 85 milionë funte (98,5 milionë euro).
Mbetet të shihet nëse City do të rrisë tani ofertën për yllin brazilian, apo do të shikoj të tjera objektiva.