Parada kuqezi për 112 vjetorin e pavarësisë/ Veliaj thirrje qytetarëve: Eja festojmë në zemër të Tiranës me këngët nga çdo trevë shqiptare

112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, do të rikthejë në Tiranë paradën kuqezi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se parada do të mbahet më 28 nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.


Screenshot 2024-11-06 161945

Ai i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen për të festuar në zemër të Tiranës, me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme”.

“28 Nëntor – Parada e shqiptarëve, parada kuqezi

E ku ka më mirë se sa kur të gjithë shqiptarët mblidhen bashkë në Tiranë më 28 Nëntor, për të kremtuar 112 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në një paradë me ngjyra Kuq e Zi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kostumet e kënget nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme.

Eja festojmë në zemër të Tiranës”, shkruan Veliaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme