Paradoksi i zhvillimit ekonomik në Kosovë

Autor: Selatin Retkoceri

Rritja e papunësisë,  zvoglon shkallën papunësisë 

Para pak ditësh Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publiku rezultatat e një ankete të zhvilluar në teren, objekti i anketimit ishte konstatimi apo hulumtimi i nivelit të papunësisë në vendin tonë. Njohuritë tona lidhur me pyetjet dhe lënden e anketës janë të pakta, nuk e dimë se në cilat qytete dhe fshatra është zhvillu ky aktivitet, kush u intervistua, kur dhe kush e zhvilloi anketën, cila moshë dhe gjini u anketua. Për ASK-në këto elemente janë të njohura ekzistojnë premisat prej nga kanë ardhur deri te shpallja e rezultatit fantastik të një norme të paparë të uljes së papunësisë, në kohën kur po shohim se po rritet papunësia, vallë si ka mundësi të zvoglohet shkalla e papunësisë në 26.2%. Qytetarët ka mundësi mos të kenë njohuritë e duhura lidhur me papunësinë, apo me lojen e shifrave, përqindjeve dhe indeksin e uljes së papunësisë. Ekonomistët, zyrtarët Qeveritar, Komunal, Agjencionet, Institucionet, Institutet shkencore, studimore vendore dhe nderkombëtare, shumë mirë e dinë se çka do të thotë për një vend si Kosova ti zvoglohet papunësia nga 45% në 35% dhe tani në 26.2%. Kryeministri i vendit por edhe Ministri i MPMS, janë ngutur për të shpallur një normë papunësie prej 26.2% që nuk i beson as vet ASK, e aq ma pak duhet ti besoj Kryeministri, bile të ngutet dhe ta shpallë rezultatin e anketave të cilat në shumë raste mund edhe të zhvillohen nga zyra apo shtëpia pa dalur në teren fare, në të kunderten një anketim pak ma serioz do të jepte një fotografi krejt tjetër të papunësisë në vend.

ASK, ka mundësi që për nevoja të brendshme dhe për analiza sektoriale të zhvilloj anketa sa të doj ajo, por që nga rezultatet e tyre të shërbehet Kryeministri, të ketë prononcime për media, konferenca shtypi të shpallë rezultate të pabesueshme dhe pa asnjë mbështetje shkencore, kjo ska se si të quhet ndryshe veq si dështimi i radhës nga kryeministri i cili dëshiron të mashtroj dhe manipuloj me opinionin duke shpallur rezultate të pavërteta të një ankete të ASK-së. Një gafë dhe lëshim kaq i madh nuk i lejohet Akademikut të vetëm të shkencave të ekonomisë që njeh Akademia e Kosovës.

Argumentimi i paqëndrueshmërisë së një shkalle kaq të ulët papunësie në vendin tonë do të mund të përmbledhej nga disa premisa dhe argumente:

  • Papunësia nuk ka mundësi të zvoglohet, pa rritjen e punësimit,
  • ASK zhvillon anketa të planifikuara me qytetar, për çështje të ndryshme, përdorë metodologji dhe mostra të caktuara, por ata me këte rast nuk kanë prodhu rezultate që do të duhej të përdoreshin si argument për të shpallur zvogëlimin e papunësisë.
  • Zyrtarët e lartë të shtetit e në rastin konkret Kryeministri dhe Ministri i MPMS, kanë gabuar shumë që i kanë besuar një shifre jo të saktë dhe alogjike të papunësisë prej 26.2%, deri sa të gjithë e dimë se niveli i papunësisë në vendin tonë është mbi 40%.
  • Kosova vuan nga mungesa e Institucioneve, Institutive, Agjencioneve, individëve, Qeveritarëve kredibil nga të cilat do të duhej të pranonte shifra zyrtare dhe tregues makro dhe mikro ekonomik, të papunësisë, forces aktive dhe joaktive të fuqisë punëtore
  • Profesori i respektuar i ekonomisë Lumir Abdixhiku, konsideron se në Kosovë janë rreth 1.2 milion qytetarë të moshës madhore për punë, prej të cilëve punojnë vetëm 27% apo shprehur në numer apsolut 325,000 punëtor.
  • Zëvendës kryeministri Ramiz Kelmendi, pranon se në Kosovë janë diku rreth 1 milion qytetar të moshës madhore apo fuqi punëtore, prej të cilëve sipas tij punojnë diku rreth 300,000 punëtor në sektorin formal dhe rreth 100,000 në sektorin joformal, sipas z.kryeministrit del se në Kosovë punojnë diku rreth 400,000 punëtor.
  • Sipas zyrtarëve të Trustit Penzional të Kosovës, diku ndermjet 300,000 deri 325,000 punëtor janë pagues të rregullt dhe sezonal të skemës penzionale të penzionit, trusti nuk disponon me ndonjë shifër të forces aktive dhe joaktive të fuqisë punëtore.
  • Nga këto tri burime kemi diçka të përbashkët se në Kosovë punojnë diku ndërmjet shifres 325,000 deri në 350,000 punëtor, kjo del të jetë argument i fortë për të kontestu shkallën e papunësisë të proklamuar nga kryeministri si të pa vertetë.
  • Diskrepanca serioze logjike në shifra, norma e zhvillimit ekonomik prej 4%, shkalla e papunësisë në 26.2%, fuqia punëtore joaktive prej 62.8%, zvoglimi i papunësisë 2%, janë vetëm disa nga treguesit numerik që kontestojnë bindshëm se Kryeministri dhe Minstri janë ngutur dhe pa asnjë lloj mbështetjeje shkencore kanë publikuar uljen e papunësisë në 26.2%, shifer kjo që kurrë nuk do të ketë mundësi të mbrohet dhe argumentohet. Presim nga këta dy zyrtarë të lartë të shtetit të na tregojnë se kur dhe ku u punësuan diku rreth 67,500 qytetar që do ta bënte të pranueshme shkallën e zvoglimit të papunësisë së proklamuar.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme