Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një fjalim të mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, ka thënë se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare, pa drejtësi për Reçakun.
“Masakra e Reçakut është turpi i drejtësisë ndërkombëtare. Janari është muaj i dhimbjeve të mëdha, fshatit të Reçakut të martirizuar për lirinë e Kosovës. Vitet po kalojnë por kujtimi dhe përmasat e asaj dite nuk do të harrohen kurrë. Vetëm edhe një muaj festojmë dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.
“Beteja e drejtësisë për Reçakun nuk ka përfunduar. Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish. Ky vend do të qëndrojë i lirë i pavarur dhe sovran. Çdo cenim do të marrë përgjigjen e merituar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka deklaruar Veseli.