Parandalohet kontrabanda me mish, i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve

Ekipi mobil i Drejtorisë së Doganava këtë fundjavë ka parandaluar kontrabandimin e dy tonëve mish të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve. Transportuesi, si dhe pronari i mjetit transportues, nuk e ka deklaruar mishin me deklaratë doganore, ndërsa për të nuk kishte as certifikatë veterinare, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave, duke shtuar se pas kallëzimit penal është nxjerrë aktgjykim edhe për veprën e kryer, kontrabandë me mallra.

“Të shtunën në zyrën doganore Bogorodicë në hyrje të vendit është regjistruar një automjet mallrash me targa greke, për të cilin me dokument doganor janë regjistruar 28 pako me ujë, byrekë, sallata dhe speca. Për shkak të kryerjes së kontrollit të detajuar, automjeti është transferuar në një magazinë doganore publike, ku pas fillimit të kontrollit, transportuesi ka deklaruar se ka edhe mallra të tjera të padeklaruara, mishi i ngrirë i derrit, vlera e të cilit sipas dokumenteve të bashkangjitura është 11 mijë euro”, njofton Drejtoria e Doganave.

Inspektorët e Departamentit të hetimeve në Sektorin e kontrollit dhe hetimeve kanë dorëzuar kallëzim penal në Gjykatën Themelore Penale Gjevgjeli, ku është shqiptuar aktgjykimi për veprën penale “Kontrabandë” nga neni 2278 të Kodit penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme