Policia e Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin nga Serbia të 934 nxehësve të ndryshëm për bojlerë dhe shporet elektrikë.
“Më datë 20.03.2024, në rrugën Preshevë-Gjilan, njësitet e lartcekura të TASK-FORC-ës, kanë tentuar ta ndalojnë veturën me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk ka zbatuar urdhëratë për ndalje dhe ka tentuar të kthehet në drejtim të Serbisë. Në dalje të fshatit Pasjan, kanë arrit të ndalojnë automjetin e dyshuar me drejtues Q.H., dhe pasagjer Y.Sh., që të dy nga Presheva”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuara disa thasë me nxehëse të ndryshme për bojlerë dhe shporet elektrikë (934 copë, mall me origjinë nga Serbia, vlera e tregut është mbi 10.000 €)”, thuhet në njoftim.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit drejtuesi i automjetit thuhet se është ndaluar për 48 orë.
© KOHA.