Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të merret në pyetje për disa tendera.
Dashamir Xhika mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00.
Ndërkohë ish-kreu i Autoritetit Rrugor është paraqitur në SPAK edhe më 14 Maj 2024, ku qëndroi rreth 30 minuta brenda ambienteve të organit të akuzës dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohen kur drejtonte ARRSH-në.