Drejtori i gazetës “Insajderi”, Parim Olluri i sulmuar mbrëmë rreth orës 22 para banesës së ti nw Prishtinëj nga tre persona, ka treguar se gjendja e tij është e mirë dhe se nuk ka marrë lëndime të rënda trupore.
Përmes një shkrimi në Facebook, Olluri ka treguar se nuk i njeh sulmuesit, mirëpo ka thënë se policia po merret me rastin.
“Ju faleminderit për mbështetjen e juaj. Kjo dëshmon se shumë në numër jemi lirisë së shprehjes dhe publikimit të aferave kriminale të pushtetarëve e biznismenëve të fuqishëm”, ka shkruar gazetari.
Shkrimi i plotë i Parim Ollurit:
Pershendetje te gjitheve,
Ju falemnderit per mbeshtetjen e juaj. Kjo deshmon se shume ne numer jemi lirise se shprehjes dhe publikimit te aferave kriminale te pushteterave e biznesmeneve te fuqishem.
Une jam mire me shendet. Nuk kam lendime te renda. Genta e ka marre veten nga tronditja prej sulmit te mbremshem.
Sulmuesit nuk i njoh, por Policia eshte duke u marre me rastin. Shpresoj qe do ti zbulojne edhe urdherdhenesit e tyre. Neve, gazetareve keto sulme pas shpines na bejne edhe me te forte. Na tregojne sa njerez te lige jane ata per te cilet raportojme. Nese kane menduar se Insajderi do te ndalet se publikuari aferat mafioze te tyre, jane gabuar rende. Ata duhet te kene frike nga ne gazetaret, e jo ne te frikesohemi nga te korruptuarit.
Une dhe koleget e mi ne Insajderi do te vazhdojme te jemi ashper ne luftimin e se keqes, seksereve, komandanteve te korruptuar te UÇK-se dhe te gjithe hajnave tjere, te formave te ndryshme.