Parlamenti Evropian kërkon embargo të armëve ndaj Arabisë Saudite pas vrasjes së Khashoggit

Parlamenti Europian kërkoi një embargo të gjerë në nivel BE-ja kundër Arabis Saudite pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, duke dënuar vdekjen e tij në mënyrën më të fuqishme të mundshme sipas një rezolute të votuar sot.

Gazetari i “Washington Post” dhe një kritik i ashpër i regjimit saudit u vra brenda Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, në të cilën hyri në 2 tetor.

Riadi pranoi të shtunën vdekjen e gazetarit, duke pasuar reagime të ashpra botërore, por premtoi një hetim të thellë.

Kryeprokurori i Arabisë Saudite, deklaroi sot se të dyshuarit kishin “vepruar me qëllime paramenduese”.

Parlamenti Europian kërkoi sot një “hetim ndërkombëtar të paanshëm për vdekjen e tij (…) dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme