Parlamenti Evropian voton: Ky është hapi që duhet ta bëjë Serbia për tu anëtarësuar në BE

Eurodeputetët në debatin për Raportin e Progresit për Serbinë miratuan ndryshimet e përfaqësuesit slloven Igor Šoltes për Srebrenicën duke deklaruar se “njohja e gjenocidit në Srebrenicë është hap themelor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.”

“Na vjen keq mohimin e përsëritur të gjenocidit në Srebrenicë të disa zyrtarëve serbë dhe iu kujtoj atyre se bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe mekanizmat që pasuan atë, gjithashtu, përfshin detyrimet e pranimit dhe zbatimit të aktgjykimeve dhe vendimeve të saj. Njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një hap thelbësor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Igor Šoltes, eurodeputet i grupit parlamentar të të Gjelbërve. Pas prezantimit të tij, rezoluta u miratua në tekstin përfundimtar me 503 vota për, 85 kundër dhe 47 abstenime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme