Partitë ndajnë komisionet parlamentare: VV udhëheq me 4, LDK e PDK me nga 3

Në këtë legjislaturë, VV’së do t’i takojnë katër komisione për t’i udhëhequr, LDK’së si grup i dytë më i madh tri, e po aq edhe PDK’së.

Kështu janë marrë vesh sot partitë politike në mbledhjen e Kryesisës së Kuvendit, e cila po vazhdon edhe tani.

VV’ja do ta drejtojë Komisionin për Legjislacion, për Arsim, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisionin për mbikëqyrjen e AKI’së.

LDK’së do t’i takojë drejtimi i komisionit për Buxhet, për Punë të Jashtme dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave publike.

Ndërkaq, PDK do të marr në udhëheqje Komisionin për Zhvillim Ekonomik, atë për Administratë Publike dhe Komisionin për Integrime Evropiane.

E partia e kryeministrit Haradinaj do ta ketë vetëm një komision në udhëheqjë. Bëhet fjalë për Komisionin për Bujqësi./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme