Partitë politike, pa konsensus për fazën e re të dialogut

Kosova nuk duhet t’i qaset një dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nga i cili fiton vetëm kjo e fundit, vlerësojnë përfaqësuesit e partive politike në Kosovë. Reagimet e tyre kanë pasuar pas takimit të së hënës në Bruksel, ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët kanë paralajmëruar një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, subjekt ky i cili është brenda koalicionit parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën për Kosovën, thotë se faza e re e këtij dialogu, duhet të jetë më përmbajtjesore që shkon në favor të forcimit të shtetit të Kosovës dhe njohjes reciproke.

Ndërsa, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se ky subjekt politik, vazhdon të jetë kundër dialogut me Serbinë.

“Secila marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel, është në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës”, thotë ai.

Deri më tash, takimet në Bruksel janë zhvilluar kryesisht në nivelin politik të kryeministrave dhe takimi i tanishëm i nivelit të presidentëve, paraqet dimension të ri të dialogut. Lekaj thotë se i mbetet Kuvendit të Kosovës, pas konstituimit të tij, të përcaktojë se cili do të jetë niveli politik i përfaqësimit në dialogun me Serbinë. Ndërkaq, Haxhiu konsideron që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është dashur fare të shkojë në takimin në Bruksel, për të biseduar për një fazë të re të dialogut.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar takimin e fundit në nivel të lartë më 1 shkurt. Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013. /REL/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme