Partitë shqiptare nuk janë votuar që t’i japin llogari VMRO – DPMNE’së se ku është nënshkruar Platforma!

Xhevdet Pozhari

Partitë maqedonase vazhdojnë ta bëjnë lojën e tyre që dinë më së miri: të zvarrisin çdo proces që do t’ju jepte shqiptarëve të drejta të barabarta dhe do të kenë një jetë me dinjitet. Në anën tjetër, partitë shqiptare janë rrekur të hedhin baltë e përgjegjësi mbi njëra tjetrën, thuajse nuk dihet se kryefajtor ishte BDI e Ali Ahmetit e cila i shërbeu me devotshmëri Nikolla Gruevskit dhe tani ia bën edhe shërbimin e fundit duke shpërndarë mjegull me qëllim që të zvarrisë dhe pamundesoje formimin e qeverisë.
E, që absurdi të thellohet edhe më tej, partite shqiptare garojnë se cila do të jetë shpëtimtare e Maqedonisë, e një shteti që maqedonasit tregojnë haptazi se o do jetë vetëm i tyre, ose nuk do të ekzistojë fare. Energjitë, në vend që të koncentrohen në realizimin e premtimeve që ia bënë votuesve shqiptarë, janë zëvendësuar me arsyetimet përballë VMRO DPMNE se ku u nënshkrua “Platforma shqiptare”, në Shkup apo Tiranë? Po, ku ka më të natyrshme sesa shqiptarët e Maqedonisë pikë orientimi të kenë boshtin e tyre kombëtar, Shqipërinë?! Mos priste Nikolla Gruevski se do ta pyesnin, njëjtë si ai, Serbinë, se si duhet vepruar në të ardhmen? Kush është ai që kërkon llogari dhe me çfarë të drejte? Si nuk u gjet një deputet shqiptar të del e tu thotë deputetëve antishqiptar se ju jeni vetëm një grumbull politikanësh primitiv që ngjajnë në një karikature politike, siç është duke u shndërruar gradualisht e gjithë skena politke në Maqedoni ku partitë shqiptare vazhdojnë t’i shtrojnë pyetjet e gabuara, ndërsa marrin përsipër barrën që as ju takon e për të cilën as që janë votuar!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme