Ditët e fundit pjesa më e madhe e Shqipërisë ishte mbuluar nga bora.
Borë ra edhe në qytet ku ishte “harruar” ky fenomen, si Durrës apo Sarandë.
Ndërsa mbrëmjen e sotme bora “pushtoi” edhe Tiranën.
Gazetari Blendi Fevziu kujton se borë e tillë që mbulon kryeqytetin ka rënë fiks 32 vite më parë.
“Debora e fundit e vertete dhe qe mbajti ne Tirane ka rene ne 11 Janar 1985. Bie prape sot fiks me 11 Janar, 32 vjet me pas”, shkruan Fevziu.