Moshe Harel, një izraeli i lindur në Turqi, dyshohet të jetë në qendër të një rrjeti për trafikim organesh në Kosovë.
Izraeliti i cili po kërkohej nga Interpol për trafik organesh në Kosovë është arrestuar këtë javë.
Moshe Harel, një izraelit i lindur në Turqi, njihet edhe si ‘ndërmjetësi’ i një rrjeti të supozuar për trafikim organesh në Kosovë. Roli i tij, dyshohet të jetë rekrutimi i donatorëve, që kryesosht ishin nga Turqia dhe Izraeli.
Prokurorët e EULEX’it akuzojnë Harel dhe gjashtë persona të tjerë në rastin Medicus II, përfshirë doktorin turk Yusuf Ercin Sonmez i cili u largua nga Kosova duke shmangur arrestimin.
Sipas të dhënave të rastit, donatorët ishin nga Moldavia, Kazakistani, Rusia dhe Turqia të cilëve iu bën premtime false për 20.000 dollarë kompensim. Organet e tyre u transplantuan në njerëz nga Izraeli, Kanadaja, Gjermania, Polonia dhe vende të tjera.
Marrësit kishin paguar në mes të 80.000 e 100.000 euro për organet. Disa prej donatorëve nuk i kishin marrë kurrë paratë.
Harel ishte arrestuar në Prishtinë në nëntorin e vitit 2008, por kishte ik nga vendi kur ishte liruar me kusht nga gjyqtarët e EULEX’it.
Kosova kishte lëshuar më pas arrest ndërkombëtar për Harel.
Ai ishte arrestuar më 2012 në Izrael por nuk ishte ekstraduar në Kosovë, e cila nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin.
Policia zbuloi rrjetin e trafikut të organeve në nëntorin e vitit 2008, kur 23 vjeçari turk Yilmaz Altun u kap në aeroportin e Prishtinës derisa po priste fluturimin për shtëpi. Kur u mor në pyetje, ai tha se kishte dhënë veshkën për një pacient izraelit.
Altun i tha policisë se ishte hospitalizuar përkrah një 74 vjeçari me emrin Bezalel Shafran i cili kishte paguar 100.000 dollarë për veshkë në tregun e zi.
Operacioni ishte kryer ne klinikën Medicus në Prishtinë.