Pas dy orësh rrethim, Edi Rama del nga Kryeministria nën masa të forta sigurie

Pas rreth dy orësh rrethim të Kryeministrisë nga protestuesit, kryeministri Edi Rama ka dalë nga godina nën masa të forta sigurie.

Siç shihet edhe nga pamjet, kryeministri ka dalë nga zyra e tij i shoqëruar nga eskorta e tij, fill pasi protestuesit liruar hyrjen kryesore dhe nisën marshimin nëpër Tiranë.

Kujtojmë se protesta e sotme, e cila u zhvillua ndryshe nga netët e mëparshme, u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, si dhe me shoqërimin e disa protestuesve në komisariatet e Tiranës.

 

The post Pas dy orësh rrethim, Edi Rama del nga Kryeministria nën masa të forta sigurie appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme