“Stop terrorit dhe dhunës!”/ Berisha reagon pas tensioneve te Kryeministria: Rama urdhëroi policinë të sulmonte protestuesit

Pas tensioneve të regjistruara mbrëmjen e së martës përpara Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ku dënon atë që e cilëson si dhunë të ushtruar ndaj protestuesve.

“Stop terrorit dhe dhunës të Padrinos ndaj protestuesve paqësor!”, shkruan Berisha në nisje të deklaratës.

Sipas kreut të PD-së, gjatë protestës kryeministri Edi Rama ka provokuar protestuesit nga godina e Kryeministrisë dhe më pas, sipas tij, ka urdhëruar ndërhyrjen e forcave të policisë.

Postimi i plotë:
Deklaratë e Partisë Demokratike.
Stop terrorit dhe dhunës të Padrinos ndaj protestuesve paqësor!
Sonte Edi Rama provokoi rëndë protestuesit paqësor nga zyra e tij dhe urdhëroi narko-policinë t’i sulmonte ata pa asnjë motiv me shkopinj, shkelma, topa uji dhe mjete të tjera. Disa protestues u lënduan me plagë nga dhuna policore, të tjere u morën forcërisht pa asnjë shkak në rajonin e policisë.
Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin e saj me protestën rinore-qytetare, dënon me forcën më të madhe dhunën e egër të urdhëruar nga Padrino ndaj protestuesve dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar në polici.

 

 

The post “Stop terrorit dhe dhunës!”/ Berisha reagon pas tensioneve te Kryeministria: Rama urdhëroi policinë të sulmonte protestuesit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme