Ramush Haradinaj do të zgjidhet kryeministër, ndërsa ulësen e tij në Kuvend do ta zë anëtari i PDK-së, Nait Hasani i cili është në listën e pritjes, me 9578 vota të mara në zgjedhjet e qershorit, shkruan lajmi.net
Poste qeveritare pritet të marrin edhe deputetët tjerë të AAK-së: Pal Lekaj, Rrustem Berisha e Ali Berisha. Vendet e tyre në Kuvend do t’i zënë: Fadil Beka i PDK-së (9234 vota), Enver Hoti i Nismës (9182 vota) dhe Gani Dreshaj i AAK-së (9180 vota).
Kështu, AAK mund të mbetet me 7 deputetë, PDK-së do t’i shtohen dy, ndërsa Nismës një deputet.
Nga PDK-ja nuk pritet që ndonjë deputet të marr poste qeveritare. Ndërsa ende nuk dihet nëse ndonjë deputetë i Nismës do të jap dorëheqje për të kaluar në ekzekutiv. Por, që në listën e pritjes janë: Bekë Berisha dhe Muharrem NItaj, që nënkupton se nëse ndonjë deputet nga PDK-ja ose Nisma apo edhe AAK-ja dorëhiqet, atëherë Berisha e Nitaj do të ulen në ulësen e deputetit. /Lajmi.net/