Pas takimit të djeshëm me Nikolla Gruevskin, Ali Ahmeti do të takohet edhe me Zoran Zaevin, njofton 24Vesti.
Nuk thuhet kur dhe ku do të ndodhë takimi, e as tema që do të diskutohet.
Funksionarë të lartë partiak thonë se Ahmeti është duke matur pulsin e partnerëve të mundshëm të koalicionit se cili mund t’i pranojë kushtet.