Pas humbjes në finale nga Barcelona kishte tensione te Real Madridi, u përfshin Perez dhe Ancelotti

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thuhet se ishte i zemëruar pas humbjes së Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, ndaj Barcelonës.

Carlo Ancelotti dhe trajneri i fitnesit, Antonio Pintus, u panë si tejet të zhgënjyer gjatë fluturimit për në Madrid, gjë që krijoi një atmosferë të tensionuar rreth kampit, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Relevo”, biseda mes Perezit dhe trajnerit italian i bëri të gjithë të tensionuar në udhëtimin gjatë kthimit nga Arabia Saudite, si dhe la një humor të çuditshëm në Valdebebas në ditët në vijim.

Hierarkia e Madridit thuhet se kujtoi vitin 2015, kur skuadra filloi rënien nga janari e tutje. Si rezultat, Perez bëri thirrje për një reagim të menjëhershëm nga “Los Blancos”, kampionët aktualë të Spanjës dhe Evropës.

Nga njëra anë, sipas mediumit spanjoll, ai e bëri të qartë se nuk ka tituj “shumë të vegjël” për Madridin. Nga ana tjetër, ai dëshironte të rikthejë presionin mbi ekipin sa më shpejt të jetë e mundur.

Dhe, Real Madridi reflektoi, duke shënuar fitore në udhëtim kundër Villarrealit në Kupën e Mbretit, shënoi në ligë kundër Athletic Bilbaos në “San Mames”, si dhe triumfoi me rikthim kundër Atletico Madridit të enjten, në Kupën e Mbretit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme